Kryeprokurorja, Arta Marku ka kryesuar takimin me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ku mori edhe Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për vitin 2019. Kryeprokuroja Marku nga Prokuroria e Përgjithshme tha se kjo mbledhje është e një rëndësie të veçantë pasi pritet që në bazë të rekomandimve të dhëna të orjentohet edhe puna e prokurorëve.

Më pas fjala ka kaluar tek ministrja e Drjetësisë, Etilda Gonaj e cila ka dhënë të gjitha rekomanidmet e ngritura nga Këshilli i Minitrave për vitin 2019. Gjonaj është ndalur kryesisht në tre ‘shtyllat’ kryesore ku janë bërë rekomandimet. Tre prioritetet janë: Lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj pastrimit të parave dhe personave të përfshirë në këtë aktivitet si dhe lufta e vazhduar ndaj korrupsonit dhe zyrtarëve të lidhur ngushtë më korrupsionin.

Gjonaj në fjalën e saj nuk ka lënë pa përmendur edhe procesin zgjedhor ku ka rekomanduar ashpërsim të masave për ata që tentojnë të prekin apo cënojnë proceset zgjedhore.

“Rekomandohet ashpërsim të masave për ata që cenojnë zgjedhjet e lira’, ka thënë ministrja Gjonaj. Kujtojmë se ky rekomandim vjen në një kohë ku opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve të parashikuar më 30 qershor të këtij viti.

Fjala e ministres Gjonaj: “Këto rekomandime janë miratuar me mbledhjen 10 maj 2019. Parimi i ndarjes së pushtetetve sjell punim të ngushtë për përmbushjen e misionit. Lufta kundër kriminalitetit është në parim të funkioneve të drejtësisë. Duke përmbushur rekomandimet për hyrjen në BE. Për të mbyllur sa më shpejt proceset hetimore në mënyrë të panshme dhe të ndershme. Vështirësit në reformën në drejtësi është në një nivel të lartë por të mirkuptuar. Ekam vlerësuar detyrën e prokurorëve për të ngritur insictucionet e rëndësishëm sic ishte ngritja e Këshillit të Lartë në Drjetësi dhe Prokurorsië së Posaçme për hetimin e korrupsionit dhe krimit të oganziaura. Kemi filluar procesin e kësaj strukture dhe përzgjidhjen e Prokurorit të Përgjishëm. Përfshiihet edhe ligji i Reformës në Policinë e shtetit. Këshilli i ministrave do të bëjë në mënyrë më të shpejtë dhe të bëjë të mundur.

Këshilli i Ministrave ka miratuar rekomanduar luftën kundër kriminalitetit. Ka përgatitur rekomandimet dhe zbatimet e vitit 2019. Rekomandimet synojnë garantimin e funksionimi ttë drejtësisë. Parandalimin e korrupsionit dhe kriminalitetit. Gjatë 2019 do të jetë Reforma në Drejtësi. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për 2019. Rekomandiimet për masat e hetimit që duhet të marrim për personat që lidhen me korrupsionin. Nga 2017 shihet një rënie e shqyrtimit të çështjeve. Prandaj rekomnadohet një hetim sa më i madh i çështjeve.

2018 numri i përgjithshëm i hetimeve vetëm 20% janë të lidhura me korrupsion. Rekomandohet ashpërsim i masave hetuese kundër korrupsionit. Vihet re që numri në renier i ceshtjeve për korrupsin dhe të psatirmit të parave. Rekomandohet rritja e cilësisë për këo raste. Vijon të jetë për shtimin e hetimeve për rritjet pasurore. Rekomandohet të forcohet bashkupunimi edhe me ndërkombëtarët për të hetuar rritjen e hetimeve të rritjeve pasurore. Priotriteti i dytë është lufta kundër krimit të organizuar. Rekomanidm kryesor i Be. Forcimi i bashkpunimit me organziata ndekrombëtare për luftën kundër krimit të organizuar terrorizmit dhe korrupsionit. Të merren të gjitha kushte e nevojshme për ruajtjen e të dhënave personale. Rezulton një rritje e ndjehsme të ceshtjeve për krimin e organizuar kundrejt 2017. Pro ndajmë shqetësim për dërgimin e cështjeve në gjykim. Rekomanodojmë rritjen e numrit të hetimeve pro aktive dhe dergimit në gjykatë të personave që lidhen me krimin e organizuar.

Lufta kundër trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike. Kjo matet me ndalimin e financuesve të këtyre rrjeteve. Është drejtimi ynë që duhet të fokusohemi për të goditur finiacimet e trafikimit të drogës. Nisur nga vërejtjet e marra në lidhje me pezullimin e çështjeve për veprat e rënda kriminale , qeveria rekomandon rritjen dhe përmirësimin e çështjeve të dërguara në gjykatë. Rekomandim tjetë është bashkpunimi me organet ndërkombëtare kundër terrorizmit, trafikmit të lëndëve narkotike, dhe trafikimit të qënieve njerzore. Respektimi i të drejtave të njeriut. Dënime alternative për personat në vecanti. Ashpërsimit të masave të sigurimit për veprat kriminale me natyre racore, gjinore.

Rekomandohet ashpërsim të masave për ata që cenojnë zgjedhjet e lira. Vlersojmë bashkpunimin e agjencive të tjera ndërkombëtare. Shkëmbimet e informacioneve të përbashkëta është po aq i rëndësishëm . Bashkpunim me Holandën, Gjemraninë dhe Francën dhe shumë shpejte grupe te Prokurorve të këtyre shtetve do të jene ne Shqipëri. Rekomandim tjetër është për të dhënat statitikore per hetimet kundër verpave kriminale. Qeveria shqiptare do të vijojë të jetë e gatshme për marrjen e masave kundër krimit të organizua. Në fund të këtij takim falenderoj secilin drejtues të këtyre sfidave dhe sfidat në vijim. Ky është një obligimi i të gjithë neve dhe të gjithë aktorevë përkatës.”