Cristiano Ronaldo dhe Georgina po kalojnë pushime ëndrrash në brigjet e Montecarlos.

Quhet “Africa” dhe është 47 metra i gjatë, ka 6 dhoma gjumi dhe mund të mirëpresë 12 persona. Po i referohemi jahtit ku po kalon pushimet “ylli” i Juventusit. Por sa është çmimi i qirasë për këtë jaht? Jo, pak por 200 mijë euro në javë! Për CR7, gjithsesi, mbetet një shifër “qesharake”.