Investitori dhe sipërmarrësi arab Abdulla Alshehi ka planifikuar një projekt shumë ambicioz që brenda 2019 të dërgojë akull nga Antarktika për ne vendin e tij Emiratet e Bashkuara Arabe.

Misioni dot jetë shumë i vështirë por shumë ambicioz.

Sigurisht që të transportosh akullin drejt një vendi ku temperaturat janë gjithmonë të larta, shumica e tij do të shkrijë.

Por mesa duket miliarderi i ka marrë parasysh të gjitha.

Ai thotë se vetëm 30 % e të gjithë masës prej 8.800 metër kub akull do të shkrijë përgjatë 10 muajve që pritet të zgjasë transportimi.

Kostoja e këtij projekti do të jetë 80 milion dollarë.

Në një intervistë miliardieri është shprehur:

‘Sipas analizës sonë, do të jetë më e lirë për të sjellë këto ajsbergë në vend të përdorimit të ujit të desalination ( një pajisje inovative që transformon ujin e kripur ose të ndotur në ujë të pijshëm).Filtrimi i ujit të detit kërkon një sasi të madhe të investimeve kapitale dhe shkatërron faunën e detit. Ne besojmë se do të jetë ekonomikisht më e mirë dhe më miqësore me mjedisin për të përdorur ajsbergët, jo vetëm për Emiratet e Bashkuara Arabe, por në të gjithë botën’.