Ndonëse nuk duket, moderatorja e njohur Xhemi Shehu beson në besëtytnitë dhe gjithmonë kujdeset që asgjë mos ti shkojë keq. Së fundmi, në emisionin “Sekretet e Portokallisë”, Xhemi ka zbuluar se bën gjithmonë të njëjtat gjëra përpara spektaklit.

“E fillojmë që kur vij në punë, parkoj gjithmonë në të njëjtën anë të parkimit, asnjëherë në anën tjetër, nuk e di pse”, tha ajo teksa zbuloi se nëse nuk gjen vend bën disa xhiro deri sa të lirohet. Gjithashtu moderatorja hedh të njëjtin parfum gjatë prezantimit të emisionit dhe mban përherë të njëjtën çantë dhe atlete.

“Nëse vesh diçka për herë të parë dhe më shkon dita mbrapsht, unë ja vë fajin bluzës apo diçkaje të re që kam marrë me vete dhe nuk e përdor më kurrë”., ka treguar moderatorja. Po ashtu Xhemi ka zbuluar se beson dhe tek profecia se macja e zezë të sjell ters dhe gjithmonë ndërron rrugë kur e sheh.