Ish-trajneri i Kombëtares së futbollit, Christian Panucci, nuk heq dorë nga padia e tij për të marrë 100 mijë euro dëmshpërblim nga ish-Presidenti Bujar Nishani.

Pasi Gjykata e Tiranës vendosi në shkurt të këtij viti të mos dënonte Nishanin për fyerje, tashmë Panucci vendos ta ankimojë çështjen në Apel.

Kujtojmë se shkak për nisjen e kësaj çështjeje u bë një status në Facebook nga Nishani.