Në këtë fillimviti, kryeqytetit i është shtuar një tjetër kënd lojërash. Brenda një kohe të shkurtër, falë investimit të Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë Nr.10, fëmijët e kësaj zone do të kenë tashmë një hapësirë të re argëtimi.

Minikëndi i lojërave në rrugën “Vangjush Furxhi”, pas ish-Ekspozitës, i ka dhënë ngjyra të reja një zone, e cila deri dje ishte e mbuluar nga shkurret dhe ishte zaptuar me gardhe. Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi është pajisur me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj, ndërsa gjelbërimi përreth i jep një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve të Njësisë Administrative Nr.10.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here