Këto pamje mund të risjellin në memorie ndonjë episod dokumentarësh në Kinën e largët kur mblidhet orizi, apo edhe ndonjë fushë lulesh në Holandë. Në fakt është vetëm Juglindja e Shqipërisë.

Fermerët që mbledhin lule ciani në fshatin Vranisht të Devollit.Ciani njihet ndryshe me emri lulekina ose kokoçeli. Përdoret për kurimin e disa sëmundjeve.Ajo i përket familjes botanike të margaritave dhe rritet gjatë gjithë vitit.