Disa muaj më parë, këngëtari i njohur Blero zbuloi datën e saktë të martesës me partneren e tij, Afrona Dikën. Çifti do të martohet më 21 shtator të këtij viti, ndërkohë që të dy kanë nisur që tani përgatitjet për dasmën.

Në një postim në Instastory, Afrona ka zbuluar për ndjekësit se pak përpara dasmës, do të zhvillojë një festë beqarie në ishullin Mykonos të Greqisë.

Pas 5 muajsh, ajo do të udhëtojë drejt ishullit për të kaluar një super festë beqarie me mikeshat e saj.

“Mezi po pres. Festa ime e beqarisë me vajzat e mia”, ka shkruar Afrona në postim.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here