Zv/kryeministri i Parë i Qeverisë së Kosovës dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të enjten do të udhëtojë në Berlin, ku do të pritet nga homologu i tij gjerman, Heiko Maas.

Maas dhe Pacolli do të bisedojnë për temat aktuale, me fokus të veçantë në marrëdhëniet bilaterale në mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke filluar nga nevoja e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe investimeve gjermane në Kosovë, njohja reciproke e patentë-shoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës etj.

Në fokus të veçantë do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave si dhe negociatat për marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, e ku Gjermania luan një rol të rëndësishëm./KosovaPress

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here