Mami Sara duket se po e shijon shtatzëninë! Në foton e fundit trashëgimtarja e “Top Channel”, shihet e rehatuar në shezlongun e saj me barkun e rrumbullakosur, ndërkohë që London i bën shoqëri! Sara shijoi disa ditë pushimesh në Maldive bashkë me bashkëshortin Ledion! Nuk e dimë nëse kjo foto i përket asaj periudhe apo ata kanë shkuar sërish me pushime! Sido që të jetë, Sara ka postuar foton e këndshme për të treguar sesi ndihet tani që do të bëhet nënë e dy djemve!

Sara dhe Ledioni janë duke pritur një djalë, i cili do ta bëjë vëlla të madh Londonin që mezi e pret! Në fund të majit trashëgimtarja e “Top Channel” dha lajmin e bukur në profilin e saj në Instagram, ku publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur nga pushimet e saj ekzotike! Mami Sara përkëdhelte bebushin e saj në bark, e veshur me një palë rroba banjo trup, në foton e publikuar ku shkruante:

“Një tjetër kryeqytet europian është rrugës”. Nuk e dimë sesi do t’ia vendosë emrin vogëlushit, por tani që mësuam gjininë u bëmë shumë kuriozë!