26-vjetorin e saj të lindjes Xhensila Myrtezaj zgjodhi që ta festonte ndryshe. Nuk pamë asnjë urim nga aktori i humorit, Bes Kallaku, me ndonjë urim special për bashkëshorten, siç ka ndodhur vitet e tjera. Çifti zgjodhi që të mos organizonin një festë, të paktën një e tillë nuk u tregua asnjëherë për ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Në vend të kësaj Xhensila dhe Besi vizituan Kishën e Shna Ndout në Laç.

Këngëtarja e njohur postoi një foto, ku shfaqeshin vetëm këmbët dhe dallojmë që të tre bashkë me vogëlushen Ajka kanë zgjedhur çizme të kuqe. Në një tjetër postim Xhensila publikoi një foto jashtë Kishës, ku shkruante: “Faleminderit At!”. Duket se në ditën e saj të lindjes ajo ka dashur të falenderojë për gjithçka që ka Zotin. Nuk e dimë nëse kjo është hera e parë për vogëlushen 8-muajshe në vendin e shenjtë, por prindërit e saj kanë treguar shpesh se janë besimtarë.