Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i ka bërë sërish thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeparlamentarit, gjatë takimit Bernd Borchardt dhe Gramoz Ruçi ishin të një mendjeje se Kuvendi dhe qeveria janë legjitime

“Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë janë plotësisht legjitimë, të dalë nga zgjedhje të rregullta, të certifikuara nga vetë komisionerët e opozitës dhe raportet e OSBE-ODIHR dhe se e ardhmja e vendit dhe konsolidimi i sistemit demokratik kërkojnë që të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa reforma zgjedhore konsensuale të përfundojë para zgjedhjeve të parlamentare të vitit 2021”