Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka lënë grumbullimin e skuadrës në Kanada. Ai po drejtonte stërvitjet e “Los Blancos”, por është larguar urgjentisht nga kampi stërvitor.

Ekipi spanjoll po drejtohet nga trajneri i dytë, David Bettoni. Ky i fundit do të stërvisë skuadrën në mungesë të trajnerit.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë e largimit të numrit një të stolit, por Reali nuk ka dhënë informacione. Lajmi është publikuar nga mediet.