Chelsea ka vendosur të ndalojë kalimin e Maurizio Sarrit te Juventusi. “The Sun” hap gazetën për datën 11 qershor me frazën: Mbahu Sarri!

U mendua se tekniku i Chelseas do të largohej drejt Juventusit, madje palët kishin gjetur akordin personal, por janë fituesit e Europa Leagues që i prishin punë.

Franck Lampard duhet të presë për të marrë drejtimin e anglezëve, pasi nuk ka eksperiencën e duhur. Një vendim i tillë vjen si bombë për Juventusin.