Nga Panajot Barka/

Perendimorët nuk po duken në Tiranë dhe qeveria me opoziten i presin. I presin që t’i pajtojnë në ciklin e ri të spirales së krizave në vend. I presin për të rregulluar raportet e tyre me pushtetin. Jo për të zgjidhur krizën. Kriza është për ta derrivat, ose mjet për tek raportet e tyre me pushtetin. Dhe vonesa e Perendimorëve i nervozon shumë politikanët tanë. Për vonesën e tyre nuk mund të pranohet teza se “u lodhen me ne”. Ose, se “u mërziten” nga që për herë të parë në Tiranë ka aq agresivitet, sidomos nga opozita, ndaj faktorit perendimor të akredituar në Shqipëri.

Perendimorët vonojnë të vijnë në Tiranë se qendrimet e tyre ndaj krizës së partive politike në vend kanë një ndryshim nga herët e tjera. Zgjidhjet kësaj here nuk synojnë vetëm stabilitetin, si qëllim në vetevete, sa për të “kapercyer” krizën e radhës. Dmth, një stabilitet duke ricikluar shkaktarët, me definicion një krizë të re më të rendë. Perendimorët mendojnë për një zgjidhje që t’u jap fund krizave që prodhon sistemi politik i partive qeverisese. Dhe kjo kërkon kohën e vet. Të arrihet precitimi i pakthyeshëm i situatës politike në vend. Drejt një zgjidhjeje, të natyrshme, por edhe me perspektivën e qartë dhe aktorët që do ta marrin përsipër këtë barë. Dhe pozita dhe opozita i kanë hyrë kësaj rruge pavarësisht nga qëllimet ndryshe të tyre. (Pozita, duke folur në emër të votës së popullit por duke mos parë situatën në zgrip në vend, ecën në rrugën e mbajtjes së pushtetit me çdo mjet, deri në autokraci. Opozita , e rrezuar nga pushteti për shkaqe të ngjshme me situatën e sotme në vend, kërkon të marrë pushtetin pa patur asnjë ide, plan dhe perspektivë për të shpetuar vendin) Duket se kësaj here Perendimorët e kanë seriozisht me këtë sistem, i cili ka marrë peng shtetin dhe funksionimin e tij, shoqërinë dhe vlerat e saj, demokracinë dhe parimet e saj. Ndaj politikanët tanë bashkë me nervozizmin nuk fshehin as frikën.

Ndhodh kjo se pozita dhe opozita, pavarësisht se Perendimorët flasin pak dhe parimisht, e ndjejnë shumë fortë praninë e Perendimorëve në çdo çapitje politike të tyre. Njohin dhe rolin determinues të Perendimit në hapat që ata hedhin. Njohin se Perendimorët, në “mefshtesinë” e treguar, kanë në tavolinë zgjidhjet për krizën. Ndaj dhe politika jonë harxhon shumë energji që të jete e pelqyeshme për Perendimorët.

Perendimorët e njohin mirë sistemin e degraduar politik të partive qeverisese dhe aleateve të tyre, të cilët, pavarësisht degradimit, nuk heqin dorë për asnjë arsye nga status quo-ja e tyre në raport me pushtetin. Shpesh, vetë Perendimorët kanë lëjuar mekatet e tyre. Dhe e kanë bërë për qëllimet e tyre, apo për t’i patur ato litar në fyt të lidershipit të këtij sistemi mekatesh. Kështu që partitë tona politike të pushtetit janë mësuar që këtë raport ua garantojnë Perendimorët. Mjaft që partitë tona të “shpallin” krizën e radhës. Por Perendimorët kësaj here vonojnë dhe lidershipi i partive tona qeverisese është i shqetësuar. Vonesat u prishin shumë punë. Lidershipi e ndjen shenjestrën këmbëngulese të Perendimorëve mbi vete. Ndaj dhe duan t’i detyrojnë Perendimorët të ndërmjetësojë sa më parë. U imponohen duke demonstruar se jane të pazevendësueshëm, duke kërcenuar me destabilitet politik ne vend dhe në rajon. Kërkojnë t’u imponohenm me distancim skajor nga pika e konvergimit që është dialogu. Pavarësisht se ato i kanë asgjesuar dialogut çdo bazë ligjore. Pavarësisht se e dinë që dialog xhentelmentesh dhe zgjidhje politike mbi ligjin nuk ka më!

Distancimin ashpersues nga dialogu Partitë po e kthejnë në mjet për t’u treguar Perendimorëve forcën vitale të vetës si epersi ndaj kundërshtarit. Duke arritur madje deri në bindje për nevojën e eliminimit praktik të kundërshtarit opozitar politik. Por hapin menjeherë llagëme të fshehta komunikimi midis tyre sa herë u duhet të mbysin çdo krijesë që mbart frymën perendimore, si me rastin e studenteve, apo ta fusin nën kontrollin e tyre, si sistemin e drejtesisë, apo dhe të nxitojë secila per vete për të marrë nën sqetull “krijimin”e çdo force të re, ose “opoziten” se re.(!)

Distancimin nga dialogu e përdorin dhe për ruajtjen e supremacisë mbi njera tjetrën, me pikë referimi Perendimorët. Duke njollosur tek Perendomorët përkushtimin e kundërshtarit ndaj tyre! Opozita shpalos përqafimin e qeverisë me krimin e organizuar, korrupsionin, paratë e pista, cenimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, akte këto që e distancojnë nga parimet e Perendimit. Qeveria shpalos “flirtin” e opozitës me Rusinë, si rrezik për interesat e Perendimit në Ballkan. (!)

Por Perendimorët vonojnë ndërmjetësimin. Madje, duke shtuar përditë dozën e intiferentizmit. Si zakonisht, në shërbim të strategjisë së tyre, Perendimorët kanë zgjedhur për aleatë taktik, kohën dhe gjakftohtësinë diplomatike. Koha kontribuon në menyrë të pamëshirshme vetdemaskimin dhe defaktorizimin publik të partive politike shqiptare. Përditë, ato nxjerrin në shesh të palarat e tyre makabre. Ato të palara që deri tash përbënin garancinë për ruajtjen e status quos midis veti. Ndoshta vjelin pjesë shumë të vogla, por të mjaftueshme për humbjen e besueshmerisë në popull. Koha u duhet Perendimorëve për realizimin e projekteve të zgjidhjës së krizës pa dhunë dhe destabilitet. Gjakftohtësia diplomatike siguron mos lejimin e përseritjes së gabimit me të njëjtët faktorë.

Perendimorët nuk vonojnë ndermjetësimin për shkak se nuk kanë një qendrim të unifikuar në detaje, pasi lexohet qartë unifikimi i qendrimit strategjik të tyre. Perendimorët si gjithmonë për një problem kanë në tavolinë disa variante zgjidhjeje. Presupozojnë krijimin e vektorit të përftuar nga rezultantja e forcave vepruese në politikën tonë në respekt të parimeve demokratike dhe të shtetit ligjor. Egzistuese apo ato të dizenjuara rishtazi. Evidente është se kërkohet ndryshimi. Lidershipi aktual gjithkrahesh nuk përbën asnjë garanci për ndryshimin e kërkuar. Se janë fajtorë, të cilët, në vend të fundit të një tranzicionit drejt demokracisë dhe shtetit ligjor, sollën një sistem krizash pa fund! Por për shkak të forcës së zotëruar me burim pushtetin, nuk është e lehtë të dalin nga sistemi. Pra, kriza në vend është diçaka me shumë se një nyje Gordiane dhe Demokleu nuk ka jetuar në kohë demokracie, aq me tepër moderrne!

Në këtë kuptim Shqipëria me dashje ose pa dashje po hyn në një fazë kalimtare të demokracisë dhe shtetit ligjor. Fazë kalimtare do të thotë kalim nga një stad më i ulët në një stad më të lartë. Kushtet janë stërpjekur dhe kjo përbën rrezik. Kështu që garanti i vetëm për arritjen e suksesit janë Perendimorët! Për aq kohë sa edhe interesat e tyre përputhen me ato të popullit shqiptar.

Për fatet e këtij vendi gjithmonë kanë vendosur të Medhënjtë e Botës. Faktori i brendshëm ishte në rolin perunjës ndaj tyre deri në ngjitjen në karrigën e pushtetit. Më pas sillej sikur ajo karrige ishte qendra e Botës. Dhe gjenë e parë që i duhetj të bente ishte të mendonte për vete, të çmononte e shkatërronte vlerat e paraardhësve si edhe kundërshtarët që mund t’i rrezikonin karrigën. Dhe me këto mendje vendi shkonte nga kriza në krizë.