Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tha se opozita shqiptare ka hyrë në një rrugë qorre me djegien e mandateve, ndërsa pohoi se Partia Socialiste do të vijojë të përfaqësojë edhe popullin opozitar. Ministri shtoi në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 se vendit i duhet të ecë përpara për të përmbushur reformat, të cilat sipas tij, do të krijojnë një zhvillim dhe stabilitet të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

“Çfarë të mirash ka patur popullsia shqiptare nga sharjet dhe fjalët bajate që opozita bënte deri dje në Parlament. Vite më parë kam marrë një iniciativë që ti kërkojë kryetarit që të ndërpriste fjalën deputetit, nëse nuk flet për ligjin dhe çështjen për rendin e ditës. Nuk është mirë që kanë dezertuar, sepse nuk është e shëndetshme për demokracinë. Ne duhet të mendojmë edhe për atë popull që ndodhet i tradhtuar nga opozitarët. Na duhet të pranojmë se vendi ka nevojë të shkojë përpara dhe të vijojë ritmin e reformave. Ne jemi koshientë dhe të përgatitur për të reformuar Shqipërinë. Një pjesë e opozitës që zgjodhi të ketë jashtë nuk na pengon të vijojmë programin e reformave”, tha ai.

Ai thumboi selinë blu, e cila në pikëpamjen e Shalsit sa herë ka qeverisë kjo parti, vendi ka përfunduar buzë një gremine. Ai tha se kjo parti tashmë e ka marrë rrugën pa kthim dhe njerëzit brenda saj kanë nisur dhe po e tradhtojnë.

“Deputetët e rinj janë të zgjedhur prej tyre. Sali Berisha ka 30 vite që është në politikë dhe shqiptarët e kanë provuar dy herë. Opozita është më e vetmuar se kurrë dhe tashi po i kthehen edhe njerëzit kundër dhe ka hyrë në rrugë pa kthim. Sa herë ka qeverisë Partia Demokratike e ka lënë vendin buzë humnerës. Në PD ka në brendësi të saj një kryetar ‘defakto dhe dejure’”, shtoi ai.