Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, i cili ka nisur të zbatohet me kontrolle intensive në terren janë marrë masa për pezullim aktiviteti për 84 subjekte.

Po ashtu që nga nisja e këtij operacioni janë vendosur masa paralajmëruese për 14 subjekte.

Nga inspektimet e deritanishme në terren rezultojnë 196 subjekte me 2096 punëmarrës gjithsej. 281 individë janë të paregjistruar në organet përkatëse dhe 276 prej tyre u formalizuan.

“Stop informalitetit” është motoja e aksionit të ndërmarrë së fundi në gjithë territorin ku po bllokohen subjekte abuzuese me ligjin.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sërish sot bizneset që të regjistrohen dhe të lëshojnë kupon, sepse pasojat ligjore janë të rënda.