Nga Ylli Pata/

Partia Demokratike ka pësuar ndryshimin e tretë drastik nga dora e Lulzim
Bashës që prej ardhjes së tij në krye të selisë blu, duke lënë pak shenja nga
korpusi historik i forcës politike të parë anti-komuniste në vend.

Emrat që kreu i PD-së ofroi përpara Këshillit Kombëtar për votim ishin një lëvizje nga lart, duke sjellë në drejtimin e opozitës, më shumë njerëz që ambjentit pranë kryetarit sesa drejtues degësh, apo aktivistë të grupseksioneve. Nga partia e vjetër e viteve 90 rezultojnë vetëm Tritan Shehu dhe Genc Pollo, të cilët njihen si grupi i PDr-së, ndërkohë që nga grupi drejtues 2005-2009 në emrat e kryesisë rezultojnë vetëm Aldo Bumçi
e Flamur Noka, si përfaqësues së radhës së parë. Mungojnë thuajse totalisht emrat e PD-së historike që ka drejtuar partinë në opozitën e ashpër të viteve 1997-2005, si dhe njerëzit që morën pjesë në qeverisjen e 2005-2009. Ndërkaq, përveç ish-ministrave të Sali Berishës, në grupin e ri drejtues të PD-së që Basha i ka dërguar Këshillit Kombëtar për votim, mungojnë edhe përfaqësues apo drejtues të qarqeve ku kryetari i PD-së i vuri në zgjedhjet e 25 qershorit për të zëvendësuar “senatorët” e larguar.

Kështu në Shkodër, pedagogu Romeo Gurakuqi u vendos si drejtues politik i qarkut për të zëvendësuar Jozena Topallin, por ai nuk është vendosur si propozim për kryesinë e Partisë Demokratike. Pedagogia Valentina Duka, e cila u dërgua si kreu politik i qarkut Korçë për të sfumuar sadopak largimin e ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, nuk është propozuar për anëtare kryesie. Ndërkohë është rikthyer Tomorr Alizoti, i cili në zgjedhjet e 25 qershorit u largua si shenjë pakënaqësie për moskandidimin si deputet.

Gjithashtu në kryesinë e re, Lulzim Basha nuk ka propozuar asnjërin prej ato kryebashkiakë të paktë që ka tuar në vitin 2015, por edhe në zjedhjet e përsëritura të vitit të shkuar. Mungon kryebashkiakja e qytetit bastion të PD-së-Shkodra, Voltana Ademi, ndërkohë që nuk është propozuar as edhe kryetari PD-së së Shkodrës, Xhevdet Omuli. Një mungesë paksa jo e zakontë për Partinë Demokratike, e cila dikur ka pasur nga 4 ose edhe 5 anëtarë kryesie nga Shkodra. Basha, ka propozuar Bardh Spahinë si anëtar i kryesisë, i cili është edhe deputet i qarkut Shkodrës, por që lidhja në territor nuk është si e të atit të tij, të ndjerit Ali Spahia, apo si Jozena Topalli dikur. Madje duhet thënë se në propozimet e Bashës dallon mungesa e lobit katolik të SHkodrës, gjë që Sali Berisha nuk e bënte kurrë. Ndoshta lista e Bashës është bërë edhe pa ndonjë qëllim për ta shkaktuar këtë mungesë, por që në public ka gjasa të bjerë në sys i hakmarrje ndaj sjelljes që një pjesë e komunitetit katolik bëri ndaj kreut të PD-së, pas largimit të Jozena Topallit. Si Gurakuqi, ashtu edhe Topalli, janë emra e familje të rëndësishme që kanë qenë edhe themelueset e PD-së në Shkodër. Bien në sy një tjetër mungesë e rëndësishme siç është mos promovimi i të vetmes tore që Lulzim Basha arriti më 25 qershor, pra “ripushtimi” i bashkisë Kavajë. Rezultat që Basha atëherë e cilësoi si historik pasi kishte mundur Elvis Rroshin që konsiderohej nga PD-ja si “I pamundshëm”. Megjithatë Kryebashkiaku Isa Sakja nuk rezulton si i propozuar si anëtar kryesie. Mungojnë në këtë listë edhe kryebashkiaku i Pogradecit, që pas Shkodrës përbën të dytin qytet të madh që u tua nga PD-ja në 25 qershor. Në veri të vendit, një tjetër bastion i fortë i PD-së është Kukësi, ku PD fitoi gjithashtu bashkinë në vitin 2015, si dhe toi qarkun më 25 qershor 2017, por që Bashkim Shehu, kryebashkiaku i Kukësit nuk është promovuar nga kreu i PD-së. Çuditërisht janë afruar edhe njerëz që kanë shërbyer si zv.ministra socialist, siç është Dritan Shano, një anëtar i kabinetit të Fatos Nanos, por mungojnë krerët e degëve të PD-së në 12 qarqet e vendit. Tradita e PD-së ka qenë se dy se tre nga krerët e degëve më të suksesshme promovohej në kryesi për të rritur kompetivitetin si parti elektorale. Dibra, një degë rëndësishme që dikur në kohën e Safet Zhulalit apo edhe më pas siguronte rezultat pozitiv, në 51 emrat e propozuar për 15 poste përfaqësohet vetëm me ushtarakun Xhemal Gjunkshi, i cili është edhe deputet, ku mungon Naim Gazidede, kreu i degës i rikthyer pas sherresh të mëdha që i sollën PD-së humbjen dy herë rresht të bashkisë Dibër. Megjithatë, lista e re e Bashës ka prurje të reja që vijnë si nga shoqëria civile, ajo akademike dhe administrate, që përgjithësisht janë intelektualë dhe përfaqësues të qetë të qytetarisë. Emra si Nevila Xhindi, Fitim Zekthi, apo edhe Besard Kadia, duken si freskim, megjithëse ata kanë shumë kohë që mbajnë qëndrime të forta pro Lulzim Bashës në daljet e tyre publike. Një tjetër risi është Gazmend Bardhi, 33 vjeçari që Basha e ka promovuar si numrin dy i PD-së dhe që e bëri fakt të kryer si Sekretar të Përgjithshëm, ende pa u votuar. Bardhi, i cili në qeverinë teknike me Edi Ramën kryeministër para zgjedhjeve të 25 qershorit ishte ministër Drejtësie, është kthyer në një figurë e rëndësishme e opozitës në daljet publike, edhe pse nuk është zgjedhur si deputet. Në listën e propozuar në udhëheqësinë e re të opozitës, gurojnë edhe emra të cilët i përkasin ambjentit familjar të ish-kryeministrit Sali Berisha, si Jamarbër Malltezi, bashkëshort i Argita Berishës, apo Avenir Peka, njeri i afërt i Shkëlzen Berishës, djalit të kryetarit historik të PD-së.
Rikthimi i tyre është bërë pas një pakënaqësie që solli mungesa në listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Natyrisht një largim i fortë është edhe ai i Arben Ristanit, sekretarit të përgjithshëm aktual, edhe pse dukej i pritshëm, pasi Ristani që prej vitit 2017 ka qenë thuajse i “ngrirë” në rolin e tij dhe u shkri vetëm kur Basha e thirri pas sherrit që pati me grupin e ish-drejutesve të larguar për të justikuar një legjitimitet ekzekutiv. Në krye të organizimit është propozuar Sahit Dollapi, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizime dhe OSHE-së gjatë kohës së qeverisjes së PD-së, i cili u përfol për abuzime sidomos në kohën e largimit të CEZ nga menaxhimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike në vend. Këta janë në vija të trasha lëvizjet që bien më në sy në listën drejtuese të opozitës, ku këto ndryshime përbëjnë fazën e tretë të ndryshimeve në Partinë Demokratike, që prej kohës kur Lulzim Basha mori
drejtimin.

Faza e parë
Pas tores me të ndjerin Sokol Olldashi në vitin 2013 për kreun e PDsë, në një garë që u kontestua nga gjysma e partisë, Lulzim Basha ndërmorri një ndryshim të thellë në degët e PD-së që kishin qenë kryesisht kundër në votimin për kryetar. Këtë ndryshim e bëri duke shkrirë disa degë dhe duke i lënë me komandim pezull, gje që provokoi përplasje e problem të mëdha. Si rezultat PD-ja pati rrjedhje të mëdha votash në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Pjesë degësh e grupseksionesh të PD-së kaluan në masë drejt LSI-së, e cila duke qenë në koalicion me PS-së, përdri pushtetin për të joshur mjaft aktivistë të PD-së. Ato u mbajtën apo u afruan në punë të rëndësishme shtetërore, duke mbledhur vota për partinë e Ilir Metës. Ndërkaq, Basha për të kompensuar këtë rrjedhje, bëri një lëvizje nga lart, siç duket e preferon. Krijoi Departamentet e PD-së, duke sjellë njerëz të rinj dhe të shkolluar në Perëndim. Departamentet ishin të shumta, ku ngriti një grup të gjerë, i cili nuk arriti të ngjizet në selinë blu. Ndërkaq, Bashan ë krye të partisë habiti të gjithë duke larguar Ridvan Boden si Sekretar të Përgjithshëm e afruar Arben Ristanin, i cili në krye të KQZ_së në vitin 2011 ishte ai që certekoi Lulzim Bashën si kryebashkiak, duke “tejkaluar ligjin” siç e perifrazonte raporti i OSBEODIHR-it. Ndërkaq, një tjetër lëvizje e Bashës ishte afrimi grupit PDr-së së Genc Pollos, grup që përbëhej përveç ish-ministrit edhe nga Tritan Shehi, Kreshnik Çollaku e Eno Bozdo. Duhet thënë se këta persona patën një aleancë të fortë me Bashën edhe më pas, duke ardhur sot me numrin më të madh për propozime në kryesi, thuajse të gjithë, çka ja kalon çdo lloj grupimi apo lobimi brenda PD-së.
Faza e dytë

Lëvizja më e fortë megjithatë e Lulzim Bashës në PD ishte ajo e largimit brenda një nate të gurave kryesore të Partisë Demokratike për vite me radhë si Jozena Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami, Majlinda Bregu, Genc Ruli, etj pikërisht pas çadrës në boulevard në vitin 2017, ekzaktësisht pas marrëveshjes me Edi Ramën. Grupi i deputetëve që Basha propozoi pa konsultim me kryesinë shkaktoi një përplasje të madhe dhe rrezikoi disa herë në shizmë. Në zgjedhjet e 15 qershorit 2017 PD-ja pati 250 mijë vota më pak dhe shumë analistë ja dedikojnë edhe largimit të një numri të madh drejtuesish, aktivistësh dhe zyrtarësh të PD-së. Megjithatë Lulzim Basha vijoi sot fazën e tretë të ndryshimit, gati 6 vjet nga ardhja në krye të PD-së. Kjo parti ka pak nga forca politike që u krijua në vitin 1990, apo nga ajo që u ridimensionua në opozitën e pas 1997-ës dhe ajo e qeverisjes 8 vjeçare.