Agjencia e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara rekomandoi që fëmijët e moshës 2 deri në 4 vjeç “të mos ekspozohen para ekraneve më shumë se një orë në ditë”, ndërsa njëvjeçarët të mos ekspozohen fare. Agjencia shtoi se të ekspozuarit para ekranit përfshin televizorin, lojërat në kompjuter dhe ekranet e telefonave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në udhëzimin e saj të parë për këtë çështje, tha se fëmijët nën 5 vjeç duhet të jenë fizikisht aktivë dhe të flenë mjaftueshëm për një zhvillim të shëndetshëm.

Sipas OBSH, fëmijët midis 1 dhe 4 vjeç duhet të kalojnë së paku tri orë në ditë në aktivitete fizike.

“Foshnjat nën moshën njëvjeçare duhet të ndërveprojnë, të ulur në dysheme, dhe t’i shmangin të gjitha ekranet”, shkruan OBSH-ja, duke shtuar se mungesa e aktivitetit është një “faktor kryesor i rrezikut” për vdekshmërinë dhe një element kryesor në rritjen e niveleve të obezitetit në mbarë botën.

Në një raport të mëparshëm, OBSH-ja ka thënë se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë është rritur dhjetë herë, përkatësisht në 120 milionë, gjatë 40 vjetëve të fundit./Opinion.al