Vajza e Parodistit të Vlorës, Muhamet Lika ka reaguar pas vdekjes së babait të saj. Në një status në Facebook, ajo shkruan se ndihet e helmuar në zemër, dhe se idhulli i saj tashmë nuk jeton më.

“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im”, është ky mesazhi i dhimbshëm që e bija ka lënë.