Berati duhet te behet nje qytet qe ofron standarde jetese te pranueshme per banoret e lagjieve te cdo njesie ku pushteti vendor nuk ka nderhyre prej vitesh, ndersa rilindja rurale duhet te shtrihet ne njesite qe jane asete per paketen turistike qe ofron Berati si Droboniku apo Malinati.

Me keto dy objektiva paresore, Ervin Demo ka shpalosur ne nje interviste per ERTV, projektin e tij per kater vitet e ardhshme ne krye te bashkise Berat.

Lagjiet e Beratit, sipas tij, jane te paprekura prej vitesh dhe eshte e nevojshme nderhyrja ne blloqet e pallateve, kthimi i shesheve dhe kendeve te lojrave te femijeve, ambienteve per moshat e treta.

“Ne duhet te krijojme nje format sherbimesh qe te jene me prane qytetarit per cdo banor, te cdo njesie. Nevojitet gjithashtu qe nje pjese e sherbimeve te permiresohen me futjen e teknologjise duke rritur aksesueshmrrine ne to. Kemi mundesine qe shume shpejt te hapim zyren ADISA ne Bashkine Berat, qe nuk e kemi patur deri sot. Bashkia duhet te kthehet ne magnet te sherbimeve publike, te sjelljes se tyre me prane qytetareve”, tha Demo.

Ai shtoi se ne keto kater vite bashkia nuk ka menduar per banoret e vet, dhe se “ne cdo njesi hasim te njejtat probleme qe tregojne keqadministrimin nga menaxheri aktual i Bashkise”.

“Bujqesia eshte sektori i dyte me i rendesishem ne Berat. Bashkia duhet te kishte punuar me rruget qe mundesojne aksesin ne tokat bujqesore, qe fermeret te kene mundesi te aksesojne token e tyre dhe te zbresin produktet ne treg. Ka nevoje per nje riorganizim te tregjeve qe konsumatori te afrohet me tregtuesit. Duhet krijuar nje pol i ri ku te permblidhen te gjitha tregjet. Kam nje plan masash per permiresimin e kanaleve kulluese dhe vaditese ne zona te caktuara te bashkise”, tha Demo lidhur me sektorin e bujqesise.

Ne zona si Droboniku dhe Malinati apo Qafe Dardha, sipas tij, duhet vepruar me rilindjen rurale sepse ato pasurojne paketen turistike qe Berati ofron pervec qendres historike.

“Operatoret private turistike kane ecur me hapa me te shpejte se sa vete bashkia per te krijuar nje shtrat per zhvillimin e qendrueshem te turizmit. Ka nje rritje te kapaciteteve te dhomave dhe partneriteti me operatoret turistike do jete shtylle e zhvillimit te qytetit. Ne do te incentivojme bujtinat ne zonat muzeale per te mos i lene bosh shtepite e Mangalemit por t’i vene ne funksion te turizmit”, theksoi ai.

Nje nga prioritetet e Ervin Demos do te jete edhe shnderrimi i Beratit ne qytetin e shpreses per gjeneraten tjeter.

“Bashkia duhet te kontribuoje qe te rinjte ta shohin Beratin si qytetin e shpreses permes mundesive per ta. Nese ata do afroheshin per te kontribuar ne institucionin e bashkise ne do te ishim me fat. Ndaj do te ngre nje skeme per mbeshtetjen e studenteve ekselente. Bashkia aktuale dhe qasja e saj ka qene nje nga arsyet pse te rinjte largohen, vecanerisht per menyren e ofrimit te sherbimeve”, tha kandidati socialist.