Nga Ilirjan Blloshmi/

Tragjedia që përfshiu Greqinë, tregoj se Ballkani është cerdhe urrejtje, e kjo është si pasojë e politkës.

Shkrumbimi nga zjarret i Greqisë kanë nxjerr në pah urrejtjen që ne kemi për Grekët.

Disa e thonë me taktikë. Disa e thonë me idiotllik. Disa e thonë si militantë të X partie.

Im xhaxha sapo doli nga burgu frymën në greqi e mbajti, im atë të njëtën gjë bëri ne vigjilje të demokracisë. Televizori i parë në shtëpinë time ka ardhur nga Greqia.

Atletet e para që kam veshur kanë qënë të ardhura nga Greqia. Një bashkëmoshatari im Grek nuk i ka pëlqyer më dhe im ate i futi në një thes dhe mi solli.

Për besë ka qënë e premte në darkë kur im atë befti në derë të shtëpisë. Nuk kam fjetur dy dit me zor prisja të vinte e hëna që tju mburresha moshatarëve të mij.

Më pas pothuajse të gjithë kushërinjt, xhaxhallarët, ikën në Greqi, shtëpitë e tyre filluan të ndërtoheshin, të paiseshin me orendi. Punuan me djersë dhe ndershmëri, asnjë grek nuk i përzuri. Madje njëri nga kushërinjt e mi dhe sot e kësaj dite jeton dhe punon tek i njëjti pronar.

Të akuzosh se Grekët na kanë grabitur, na kanë sulmuar kjo është shëmtia më e madhe që mund të dëgjosh. E gjitha kjo vjen nga politika dhe jo nga qytetarët Grek. Ne nuk na ka marrë asnjë cm territor Greqia.

Ne territorin ja kemi dhënë vetë me letra. Si cdo vënd i botës dhe politka greke do mendojë për intersat e veta. E këtu nuk ka asnje gjë të keqe.

Prandaj më qetë o njerez nëse e doni kaq shumë Shqipërinë, mos uroni vdekjen e fqinjve tanë. Por ngrhuni dhe tridhni politikanët që po ja marrin frymën këti vëndi.

Politka jonë ka vrarë 26 veta në një fshat, Grekët nuk e kan bërë. Ka vrarë në bulevad, politika jonë ka vjedhur pasurinë tonë, ka grabitur, ka përdhunuar, ka gënjyer etj etj. Gjëndja jonë nuk është për faj të grekut por fajin tonë. Prandaj o njerëz hidhni sytë nga oxhaku juja dhe jo tek ai i komshiut.