“Nuk ka më komunist se ish–komunisti që lufton komunizmin“. Kështu është shprehur shkrimtari i njohur Vaclav Havel duke e mbajtur këtë thënie aktuale për dekada me radhë.

Gazetari i “pavarur” Fahri Balliu, edhe pse është përpjekur të fshijë gjurmët që ka lënë në ish-sistemin diktatorial, sërish në media kanë ngelur shkrimet e tij propagandistike në shtypin e kohës.

Babai i deputetit demokrat Klevis Balliu i cili është një ndër nismëtarët e projektligjit të PD për dekomunistizimin, dikur ka shkruar një reportazh mjaft të ndjerë për atë që ai e quan “Nëna parti”.

Botuesi i “pavarur” njëkohësisht ish-proletar i devotshëm, përmes këtij shkrimi i jepte leksione masës se si të edukonin fëmijët e tyre nën frymën e sistemit totalitar.

Nuk dihet ende nëse këto teknika edukuese, Balliu i ka përdorur edhe për të edukuar fëmijët e tij.

Më poshtë do të mund të shihni faksimilen e reportazhit.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here