Një ditë pas protestës së opozitës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka ndarë me mbështetësit e saj një postim ku ndër të tjera i falenderon dhe i thotë se nuk ka asnjë hap pas.

Komentuesit nga ana tjetër duket se nuk janë e këtij mendimi teksa i shkruajnë se kur të iki ajo do të bëhet Shqipëria.

Postimi i Monika Kryemadhit:

“Falenderoj të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë.

Kjo është protestë e shqiptarëve! E grave, e vajzave, e të rinjve, dhe gjithë atyre që duan të ardhmen në Shqipëri.

Shqiptarët treguan që Edi Rama ka dështuar me familjen e tij politike, me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve.

Ky njeri i dështuar që për karrigen e tij helmon, dhunon dhe arreston qytetarë të pafajshëm, gazetarë, të rinj, të reja, burra e gra, shumë shpejt do të japë llogari para drejtesisë. Asnjë hap pas!

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve të cilët ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.”