Te Juventusi prej kohësh po diskutohet për trajnerin e ri, me emra të shumtë që janë spekuluar për të marrë drejtimin e bardhezinjve. Gjithsesi, kohët e fundit është përfolur vetëm për një emër dhe ai ka qenë Mauricio Sarri.

Pikërisht ky i fundit, duket se ka mbyllur gjithçka për sa i përket aventurës së tij te Chelsea madje siç raporton Alfredo Pedula, trajneri italian ka gjetur dhe marrëveshjen me Juventusin. E vetmja gjë që mungon është thjesht zyrtarizimi.