Kolegji i Posaçëm i Apelimit po shqyrton sot kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin nga detyra të Gentian Osmanit. Ish-prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në verën e vitit të kaluar, por Komisioneri Publik vendosi ankimimin në Kolegj pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Për Osmanin, ONM-ja na solli rekomandim për ankim për ta shkarkuar po ashtu na referoi edhe një denoncim të ri. Osmani nuk justifikoi pasurinë” u shpreh Komisioneri Publik në seancën e sotme.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz.