Nga Ardit Rada

Tashmë konfliktit politik të iniciuar nga Partia Demokratike ka tre aktorë. Presidenti i Republikës ka zgjedhur të përfshihet në debatin e nxehtë të ditës në dy vendime. Së pari anulimi i 30 Qershorit përmes një dekreti, dhe duke e bërë këtë në orën 19:00 të 8 Qershorit, momentin kur opozita nisi protestën.

Nuk është zyrtare nëse Ilir Meta e mori këtë vendim për të entuziazmuar turmën dhe ta largonte atë nga dhuna, apo për t’i dhënë kuptim fjalimit të tetë të Bashës në protestat kombëtare të thirrura prej tij.

Megjithatë, ka një vendosmëri të Edi Ramës së zgjedhjet lokale do të mbahen më 30 Qershor. Vendimi i Metës është arsyetuar si shterues, prej faktit se vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ku mund të ankimohet e as ta interpretohet ky rast i paprecedentë.

Në fakt, ligjet e republikës së Shqipërisë nuk parashikojnë një organ që e zëvendëson Kushtetutën, ama japin hapësira për gjykim në organe të tjera. Këtu duket se e ka zanafillën edhe bindja e socialistëve se zgjedhjet do të zhvillohen në datën e dekretuar një herë.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, është ajo Administrative që i jep të drejtë apo e rrëzon Presidentin. Baza ligjore e Kompetencave të Presidentit dhe ajo e funksionimit të Gjykatës Administrative shprehet qartë për mundësinë e përplasjes së këtyre të dyjave.

“Gjykata kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, sipas ligjit janë Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Lartë” – thotë ligji.

Por a është dekreti i Metës për të anuluar zgjedhjet një akt administrativ?

Kompetencat e Presidentit të Republikës në pikën “R” shprehen se:

Ka një sërë kompetencash të tjera në lidhje me funksionin administrativ, si dhënien e shtetësisë shqiptare dhe lejimin e lënies së saj sipas ligjit (neni 92/ç), caktimin e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor (neni 92/gj).

Pra në rastin konkret kemi të bëjmë me një akt të Presidentit dhe që ligji e njeh si administrativ, të cilin një institucion tjetër mund ta ankimojë në Gjykatën Administrative. Në rastin konkret, institucioni që mund ta padisë Presidencën është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku mazhoranca ka edhe shumicën. KQZ e ka kryer të gjithë procesin e regjistrimit të kandidatëve dhe partive, ka publikuan fushatën ndërgjegjësuese në media, përzgjedhjen e komisionerëve etj. Pra ka kryer të gjithë rolin institucional për të zhvilluar zgjedhjet e 30 Qershorit konform Kushtetutës.

Në një situatë të tillë, mjafton që KQZ të ngrejë një padi brenda 45 ditësh për t’i dhënë një përgjigje përfundimtare Presidentit, por edhe situatës entuziaste në radhët e opozitës joparlamentare.

/JavaNews