Prej muajsh në media është përfolur gjatë për marrëdhënien aspak të mirë mes Meghan Markle dhe babait të saj Thomas. Ai ka bërë një sërë deklaratash kundër së bijës dhe bashkëshortit të saj Harry dhe madje në dasmën e saj nuk ishte i ftuar.

Ndonëse u tha se marrëdhënia mes tyre ishte përmirësuar, Thomas nuk ishte i pranishëm as në pagëzimin e djalit të Meghan dhe Princ Harryt dhe në lidhje me mungesën e tij ai ka folur së fundmi dhe i ka habitur të gjithë me reagimin e tij. Ndryshe nga herët e tjera ai ka qenë më paqësor dhe nuk e ka ofenduar të bijë dhe as familjen mbretërore.

“Më pyetën nëse doja të shkoja në Britani të shikoja nipin tim kur pagëzohej… Archie është nipi im i vogël, kështu që sigurisht që do të më kishte pëlqyer të isha atje për t`i dhënë bekimin, për t`u uruar prindërve të Archie-t shëndet dhe lumturi”, është shprehur Thomas Markle.