Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula është padyshim një ndër personazhet më të njohur në vendin tonë. Ledri komentohet shumë në mediat rozë, jo vetëm për këngët e tij që kthehen në super hite por edhe për jetën e tij private.

Dita e sotme është shumë e veçantë për reperin pasi feston ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit Ledri ka marr një sërë urimesh nga familjarët, miqtë dhe fansat e tij.

Pak minuta më parë ai ka publikuar dhe një foto ku shihet i veshur me një këmishë të bardh dhe një gotë në dorë teksa në përshkrim të fotos ka zbuluar se mbush plot 33 vjeç.