Në media ka qarkulluar sot lajmi se Presidenti i Republikës në takim me ambasadorët e vendeve të BE, ka përmendur edhe ndërhyrjen e mundshme të ushtrisë në 30 qershor.

Nën cilësinë e Komandatit të Forcave të Armatosura, Ilir Meta është shprehur se: “Nuk do të hezitoj të vë në lëvizje FA-të, në rast se do të ketë probleme të rendit publik gjatë zgjedhjeve”.

Fraza e thënë nga Meta është siguruar nga burime pranë trupit diplomatik. Madje, një pjesë e ambasadorëve të pranishëm nuk e kanë dëgjuar, por e kanë verifikuar nga shënimet pas takimit.

Prej “çdekretimit”, Presidenti ka insistuar se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të mbahen, duke prodhuar një rast të paprecedentë në historinë e vendit.