Aktorja e njohur e ‘Portokalli’, Delinda Disha ka nisur rrugëtimin e saj në muzikë. Me anë të postimeve në ‘Instagram’, ajo ka treguar për bashkëpunimin me Devis Xherahun, një nga këngëtarët e njohur të skenës shqiptare dhe projekti u publikua dje.

Për Delindën ky do të jetë projekti i parë muzikor, krahas gjithë eksperiencave në teatër dhe ‘Portokalli’ ku ka shkëlqyer gjithmonë. Ende nuk e dimë nëse ky do të jetë hapi i parë drejt nisjes së një karriere të mirëfilltë si këngëtare, por mbetet për të parë. /revistawho.com