Një burrë kolumbian është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Barcelonës, pasi po transportonte gjysmë kg k okainë në Spanjë e fshehur në parukën e tij. Zyrtarët vunë në dukje se pasagjeri, i cili kishte ardhur me një fluturim nga Bogota, dukej jashtëzakonisht nervoz.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e tyre ishte madhësia, dhe në veçanti, lartësia e parukës së tij. Kur i kërkuan të hiqte paruken, oficerët gjetën një pako që përmbante 503g k okainë të ngjitur në kokë. Pastaj e arrestuan atë.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për kok ainën kolumbiane dhe shpesh në brigjet spanjolle mbërrijnë tonelata. Megjithatë, udhëtarët që veprojnë si transportues janë kapur shpesh duke u përpjekur për të kontrabanduar sasi relativisht të vogla të dr ogës përmes emigracionit në aeroport.

Në një rast, kur oficerët në Barcelonë zbuluan një paketë dr oge të lidhur me barkun e një burri kolumbian, ai pranoi se kishte gëlltitur edhe 35 prezervativë të mbushur me ko kainë. Katër vjet më parë, një grua u arrestua në aeroportin e Madridit me 900 gram ko kainë të ngjeshur në parukë dhe më vonë në të njëjtin aeroport një grua u zbulua me 1.7 kg dr ogë të fshehur në implantet e gjirit.

Sipas studimeve të Bashkimit Evropian, Spanja është konsumatori i gjashtë më i madh i BE-së për ko kainë. Mbretëria e Bashkuar kryeson listën, e ndjekur nga Holanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda. Spanja është gjithashtu konsumatori i katërt më i madh i kan abisit, pas Francës, Italisë dhe Republikës Çeke.