Ish-trajneri i disa skuadrave evropiane, Jose Mourinho, thuhet se është në bisedime me Guangzhou Evergrande, për të zëvendësuar Fabio Cannavaron.

Mourinho mund t’i rikthehet futbollit, për të vazhduar karrierën në Kinë.

Trajneri portugez është i papunë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United, pas humbjes 3-1 nga Liverpool.

Që nga ajo kohë, Mourinho ka qenë i lidhur me disa skuadra evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.

Sipas “The Telegraph”, Mourinho është në bisedime me Guangzhou Evergrande, për një transferim në Kinë.

Raporti i tyre thotë se Jose Mourinho është në bisedime me njeriun më të pasur në Kinë, Hui Ka Yan, për të marrë përsipër ekipin nga Superliga kineze, Guangzhou Evergrande, dhe ndoshta edhe ekipin kombëtar të këtij vendi.