Normat e interesit të kredisë në lekë qëndrojnë në nivele të ulëta. Sipas Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar prej 6,5% për kredinë e re në lekë, në muajt tetor – nëntor, rezultoi pranë vlerave mesatare të tremujorit të tretë (6,8%).

Interesat e kredisë janë rritur tek maturiteti afatmesëm, ndërsa tek ai afatshkurtër dhe afatgjatë kanë shënuar zbritje të lehtë.
Gjithsesi, krahasuar me gjysmën e parë të këtij viti, interesat e kredisë janë lehtësishtmë poshtë.

Analiza sipas klientit evidenton se interesat e kredisë në lekë janë ulur më shumë për bizneset sesa për individët.Interesat e kredisë ndaj bizneseve janë ulur si për nevoja likuiditeti ashtu edhe për investime.

Tek kreditë për individë, interesat janë ulur veçanërisht për kreditë hipotekare, ndërkohë që interesat për financimin e kredisë konsumatore kanë treguar ecuri të luhatshme.Diferenca e interesit mesatar të kredisë në lekë ndaj atij në euro është rritur lehtas këto dy muaj, kryesisht si rezultat i tkurrjes më të madhe së interesit të kredisë në euro sesa ajo në monedhën vendase, bën të ditur BSH-së