Kohët e fundit u përfol se Noizy dhe Dafina po punojnë për të sjellë një këngë së bashku. Postimet dhe komentet e tyre në rrjetet sociale na kanë bindur se shumë shpejt do të vijë edhe bashkëpunimi i tyre muzikor .Mendohet se titulli i këngës së tyre do të jetë “A don love a don sex”.

Dyshja e njohur po kalon gjithmonë e më shumë kohë së bashku dhe këtë na e dëshmojnë edhe postimet e fundit që Noizy ka bërë në Instastory.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke gatuar një darkë të shijshme, të cilën besohet se e ka përgatitur për të ftuarën e tij speciale, këngëtaren Dafina Zeqiri. Dyshimet se Dafina dhe Noizy e kanë kaluar bashkë mbrëmjen e djeshme lindën nisur nga një foto që Noizy ka postuar në Instastory menjëherë pas video-s së mësipërme, ku duket edhe dora e Dafinës. Tatuazhi në dorën e saj na tregon se Noizy është së bashku me Dafinën në këtë foto.

Ata e kanë kaluar së bashku mbrëmjen dhe Noizy na ka surprizuar duke na treguar se është një djalë fiks për shtëpi, pasi ka gatuar gjërat më të shijshme për të ftuarën e tij.