Protesta e studentëve ka marrë zgjidhjet nga qeveria për kërkesat që shpalosi dhe ditën e sotme në auditorë është rikthyer normaliteti duke u zhvilluar mësim rregullisht.

Përpos kësaj, në projektorët e Fakultetit Ekonomik ka dalë njoftimi për të gjithë studentët ku nga neser, date 9 janar 2019 kërkohen dokumentat për të gjithë studentët që përfitojnë nga VKM 100% ose përgjysminin e tarifës sipas shtresave sociale të parashikuara në këtë VKM.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në datë 9 fillon mbledhja e dokumentacionit për ata që përfitojnë bursa sipas VKM-së së 26 dhjetorit 2018.

Këtë njoftim e ka shpërndarë edhe kryeministri Rama në Instagram, ku shkruan : Po! Saktë👍
(Studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak)
#MeStudentët

Më herët, mediat pranë PD-së publikuan një lajm të rremë ku thuhej se studentët e inxhinierisë janë njoftuar të paguajnë tarifën e plotë. Ky lajm i rremë u hodh poshte nga dekanati dhe kryeministri menjëherë.