Zodiaku është në gjendje të parashikojë sjelljen e personave. Duke parë personalitetet e tyre ju sjellim listën shenjave të cilat preferojnë karrierën para dashurisë.

Dashi-Dashi ka tendencën të ecë para në karrierë. Kjo sepse nuk i ikin përgjegjësisë dhe përpiqen të bëjnë më të mirën për të arritur objektivat e tyre.

Punojnë shumë dhe mund të bëhen obsesivë kur duan të arrijën diçka në karrierë. Ndaj shumë rrallë ndodh që të zgjedhin dashurinë para karrierës.

Shigjetari-Jo të gjithë mund ta kuptojnë personalitetin e Shigjetarit, ata e konceptojnë dashurinë si liri më shumë se sa si ndjenjë. Në jetën e tyre personale ata nuk janë shumë të përfshirë,ndaj dhe e kanë të vështirë të krijojnë lidhje. Jo të gjithë Shigjetarët janë kështu, por pjesa më e madhe e tyre i jep shumë rëndësi arritjes së objektivave profesionale. Ata shfrytëzojnë çdo mundësi për të arritur diçka në jetën profesionale,ndaj dhe harrojnë jetën personale.

Virgjëresha-Virgjëreshat janë shumë të dhëna pas punës së tyre ndaj dhe shpesh e neglizhojnë jetën e tyre personale. Kjo bën që ta kenë të vështirë të krijojnë raporte romantike.

Gjithsesi nëse bien në dashuri munden që të krijojnë ekuilibër mes të dyjave