Dy revistat me te shitura dhe me te mëdha ne Gjermani “Jwd Magazine dhe Stern” kanë qenë në Shqipëri ku kanë bërë një artikull të gjerë mbi jetën në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

Ne faqet e para te kësaj reviste sot ka qenë një emër jo pak i njohur për publikun, Indrit Murati ose siç njihet nga miqtë “Problemi”.

Duket se kishte humbur pak nga syri i medias shqiptare por janë gjermanet ato që kanë rendur rreth dy ditë për të parë jetën e tij.

Ne artikull shkruhet qe i riu është mjaft i njohur ne vendin e tij për jetën luksoze për tipin e tij rrebel dhe për femrat e shumta rreth tij, por si duket tani ai është vetëm krah një femre.

Ai e ka në çdo vend derën hapur dhe ka një njohje te pabesueshme me këngëtar, futbollistë pronar klubesh polic dhe qeveritar shkruan nder te tjera revista e famshme.

Nuk me pëlqen te dukem dhe teke që e bëjë e quaj jetë normale shprehet Murati.

Njohjet i kam si pasojë e tipit tim miqësor. Gazetaret kane mbetur te habitur nga mënyra se si Indrit Murati jeton.

Një njeri tepër i qetë por shumë problematik kur vjen puna tek njerëzit e tij te dashur.

Revista i ka kushtuar rreth 4 faqe intervistës dhe ndjekjes se Indritit rreth rutinës se tij të perditshme.

Si duket lidhja e tij me vajzën simpatike e ka bërë atë te rrije larg syrit te medias tonë por nuk ka arritur te ju shpëtojë edhe atyre gjermane.