Nga Ardian Ndreca

Meqë po e marrin nepër gojë Avni Rustemit ata që s’kanë as fytyrë e as gojë me folë, po sjelli këtu disa pasazhe prej fjalimit të dom Lazër Shantojës me rastin e vorrimit të tij.

Fjala e plotë asht botue tek gazeta shkodrane “Ora e Maleve” me 10 Maj 1924.

NJI LOT E NJI LULE MBI VORRIN E AVNI RUSTEMIT

(…)

Kanë mbytё Avni Rustêmin, pse deshten me mbytё idèn: por ideja nuk mbytet, nuk vdes. Atbotё kur ideja plagoset, atbotё kuer ideja derdhё gjakun, atbotё kur ideja shtîhet nё dhè, atbotё ideja ngadhnon, triumfon! Folni ju, o idealistat e kombit shqiptàr: ju idealista tё vjetёr e tё rì: Fol ti, o Shoqnija Bashkimi, ti qi mbî trupin e Avni Rustêmit t’and u perbetove me realizue deri nё fund idealin e tij shêjt: folni ju, o djelmoça, qi prej trupit t’Avniut nxorët zêmren e tij pёr t’a ruejt porsi simbol atdhetarije; folni ju o studentat e Shqypnìs tё shperdamun nё katёr ânёt e Europёs; ju qi tash nji javё keni hjedhё pёr tokё letra e pênda, pse ju kan mbytё Avniёn t’uej: folni e thoni a kà dekё a jo, a e kanё mbytё idealizmen? Per vehten t’ime un thom se Avni Rustemi âsht mâ i madh sot qi nё kalldramat e Tiranёs derdhi gjakun e vet, se kur nё boulevardet e Parisit derdhi gjakun e trathtarit. Me gjakun e Esat Pashёs Shqypnija fitoj nji hero mâ teper; me gjakun e Avni Rustemit heroj u bâ dhe martir e gjaku i martirvet âsht aj qi shelbon kombet!

Pshtimin e shelbimin popujvet nuk ja bìn revolucjonet, statutet, asamblèt, diskusjonet parlamentare, premtimet e liberalizmes, dija e filantropija, por mâ fort herojt, herojt e martirizuem.

(…)

Mes fatosave me thîja, lypsej djaloshi i rì, tipi i Shqipnìs sё rè, idealisti i spiritualizuem. Shembulli i demokracìs Shqiptare, prîsi i gjeneracjoneve tё reja: Lypsej Avni Rustemi! Me êmnin e tij, trinija atdhetare âsht komplete.

Qe prà vllazen shqiptàrё, simboli i lules qi Ora e Malevet bashkё me lot lёshon nё vorrin e Avni Rustemit.

Ora e Malevet sot kjanё, por edhe gёzon, pёrse prej kёsaj vorreze tё famshme sheh driten e nji avenirit mâ tё lumnueshem per kombin shqiptàr.

Avni Rustemi, asemblisti qi me petka tё sporti hinte nё Salen e Parlamentit sot nuk flet mâ me gojen e vet, por me gojen e tё tanё popullit shqiptàr.

Asembleja e vertetё çilet sot kёtû nё Vlonё, kû çilet vorri i Avni Rustêmit.

Nji ingliz i permêndun pat shkrue se na jetojmё tё pezulluem mjes dy heshtimevet tё madhnueshme: heshtimi i hyjvet e heshtimi i vorrezevet. Mjes kёtyne dy heshtimevet sot populli shqiptàr çilё gojen e flet; flet e thotё:

Tё falna, o Avni Rustemi qi leve, luftove, vdiqe per popullin shqiptàr. Tё falna nderёs, o Avni, qi i rì shleve kobin e vjeter t’Atdheut! Tё falna!

Mos tё vijё keq qi tё mbyti dora e shqiptarit. Tё kà mbytё shqiptàri, por nuk tё kà mbytё Shqipnija. Kёqyr, o Avni, çka po bân Shqipnija per ty: ndije vajin e gjamen e saj: Shqypnija po kjanё, po pelset per ty, i Avni. Kqyr si kjajnё burrat e Libohovёs s’ate: si kjajnё shokёt e luftёs Vlonjakёt: si kjajnё mёsuesi yt i vjeter Luigj Gurakuqi, tё cilit ti atje n’Elbasan nё vjetin 1910 i ike prej shkolle pёr me ngâ nё Shkoder me mbytё Turgut Pashen; shihi lotёt e djelmёnìs shqiptare; shih triumfin e madhnueshёm me tё cilin ty Shqipnija tё barti nё krah prej Tiranёs e nё Vlonё.

Kёtû sot mbî vorrin t’and tё tanё idealistat e kombit shqiptàr po pёrbetohen, o Avnì, se Shqipnìn e tё parёvet, Shqipnien t’onё, Shqipnien t’ande kanё me e dashtё, kan me e mprojtё, kanё me e pёshtue!

Avnì! Tash kè per tё pà!…