Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, ka një vlerë prej 117 miliardë dollarësh. Bettencourt Meyers, gruaja më e pasur, ka 54 miliardë dollarë. Por si krahasohen pasuritë e tyre me ato të plutokratëve të kaluar të historisë së njerëzimit? Ka shumë nga ata që kanë qenë më të pasur nëse konverton pasurinë e tyre në dollarët e sotëm.
Xhon D. Rockefeller bëri rreth 1.5 miliardë dollarë në karrierën e tij, sipas ‘New York Times’, apo 26 miliard dollarë me të sotshmit.
Një krahasim më i mirë, thotë Samuel Williamson, një ekspert ekonomie, mund të jetë “prodhimi relativ”, raporti i pasurisë ndaj produktit të brendshëm bruto. Rockefeller kishte rreth 1.6% të ekonomisë si pasuri të tijën në vitin 1937. Po të kishte të njëjtën përqindje sot, pasuria e tij do të ishte pothuajse trefishi i Bezos, njeriut më të pasur sipas Forbes.
Ja se si figuron pasuria e disa njerëzve të shquar të historisë duke përdor këtë metodë:

213 miliardë dollarë
Bill Gates (b. 1955): Bashkëthemeluesi i Microsoft Corp.

331 miliardë dollarë
John D. Rockefeller (1839-1937): Magnati i naftës konsiderohet si miliarderi i parë në botë

321 miliardë dollarë
Andrew Carnegie (1835-1919): Shiti kompaninë e tij të çelikut tek J.P. Morgan për 480 milionë dollarë në vitin 1901

238 miliardë dollarë
Cornelius Vanderbilt (1794-1877): Manjati hekurudhor i cili ndërtoi ‘Grand Central Terminal’

169 miliardë dollarë
John Jacob Astor (1763-1848): Merkanti që investoi në pasuri të paluajtshme në Nju Jork

41 miliardë dollarë
James Brydges (1673-1744): U bë i pari milioner i paligjshëm britanik

203 miliardë dollarë
Alan Red (rreth 1040-1093): Kushëri i William Pushtuesit. Kishte nën zotërim shumë tokë pas Pushtimit Norman

210 miliardë dollarë
Marcus Licinius Crassus (rreth 115 B.C.-53 BC): Politikian dhe Gjeneral në Romën e Lashtë /