Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, komentoi eliminimin nga Ajaxi, duke i quajtur holandezët të jashtëzakonshëm.

“Pashë një Juve të mirë në pjesën e parë. Pati një fat të keq si në Amsterdam, ndeshja iu barazua direkt sapo kaluan në avantazh. Nga ai moment, Juvja u thye dhe kapitulloi. Nuk kishin të njëjtin ritëm dhe përkushtim. Sa i përket Ajaxit, ishin të jashtëzakonshëm. Nuk e lanë Juven të arrinte te pika e penalltisë, e bllokuan dhe luajtën një futboll të jashtëzakonshëm”, tha Capello.