Një komentues përshembull e kritikonte me fjalë të rënda duke i thënë se e ka bërë shtyllën kurrizore “si gjarpër” për të dalë në foto dhe Oriola ia ktheu duke i bërë ironi se i ka ndjekësit e blerë. Sidoqoftë, nuk janë vetëm kritikat por, çdo vajze i ka ndodhur minimalisht një herë që dikush të përdorë një batutë të 92-shit për ta komplimentuar dhe reagimi është gjithmonë i njëjti: seen.

Sidoqoftë, Oriola nuk i ra kaq shkurt sepse duhet të vijë dita kur komplimentet e tipit: “kur Zoti dërgoi ëngjëjt në tokë njërin e përplasi/ më thuaj zemër a u vrave”, duhet të marrin fund dikur.

Dikush i komentoi: “Nëse bukuria do të dënohej me burg, ti do të ishe me burgim të përjetshëm” Dhe Oriola ia ktheu: “Ky komenti” me ikonën e vajzës që i bie fytyrës me shpullë, pikërisht sepse niveli i patetizmit është kaq i lartë!