Mero Baze/

Presidenti ynë, ka zbuluar sot një “amerikë” tjetër, jo aq të largët sa ajo e vërteta dhe jo aq larg sa ajo. Në Tropojë, Kongresmeni legjendar Eliot Engëll, është thirrur të marrë një titull “qytetar nderi” nga ish kryetari I Bashkisë ende në detyrë, dhe po ashtu të jetë I pranishëm në vendosjen e një emrit të tij rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Një ide që duket qartazi e improvizuar jo për të respektuar Kongresmenin Engell, por për ta përdorur atë si fasadë e një halli më të madh që ka Presidenti ynë.

Eliot Engell ka së paku 30 vjet që merret me shqiptarët dhe problemet e tyre dhe ndoshta meriton dhe më shumë se kaq nga shqiptarët. Por kam frikë se nuk do të ishin kujtuar as për këtë gjë, sikur sot, ata që po I vënë një pllakë në një rrugë, të mos ishin në hall real me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sikur sot ata të kishin diçka më shumë në dorë në Tiranë me siguri që do ta bënin, për jo aq për të nderuar Eliot Engëllin, por për të na treguar se ka një amerikë tjetër, që është me ta.

Eilot Engëll ndoshta do të jetë çuditur shumë, nga e gjithë kjo histori, edhe spe është argëtuar në përpjekje për të kuptuar rregullat e valles së Tropojës . Do të jetë çuditur përse Rudinën nuk e takon dot në Tropojë për shembull, por në Kosovë. Rudina Hajdari ka qenë pjesë e stafit të zyrës së tij në Kongres, ndërkohë që ka qenë me studime në SHBA. Kjo mund tia sqaroj disa pikpyetje kur të kuptoj përse atë po e respektojnë sikur të jetë shpëtimtar I Vuçidolit dhe jo një mik I madh I shqiptarëve.

Zoti Engëll është sot në krye të Komisionit të politikës së Jashtme të Kongresit, si demokratë. Është nga ata poltikanët tradicionalist anti Trump, 24 orë.

Nuk di se si Presidenti ynë mund ti ketë shpjeguar sot komplotin e SHBA ndaj tij, si ja ka shpjeguar atë pjesën që Xhorxh Soros, ka manipuluar Reformën në Drejtësi kundër SHBA, dhe se po përdor Shqipërinë kundër interesave të Presidentit Trump.

Është vapë e madhe dhe Kongresmeni Engëll me vete mund tia hedh fajin dhe temepraturës së lart, ndërkohë që përpiqet të kuptoj, përse Presidenti është shkulur nga Tirana ta takojë pranë shtatores Azem Hajdarit në Tropojë, dhe përse nuk është me të dhe Rudina, e cila e takoi në Kosovë.

Natyrisht që do ta kuptoj të vërtetën, në mos e ka kuptuar dhe pa nisur kjo estradë shqiptare, se bëhet fjalë për një hall të Presidentit tonë, dhe kryetarit real të opozitës, për të amortizuar në opinion, përballjen e ashpër me politikën amerikane.

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë deklaruar qartazi kundër qëndrimit zyrtar të SHBA për zhvillimet në Shqipëri, kundër ndërhyrjes së SHBA për reformën në drejtësi dhe kundër ndërhyrjes së SHBA për atë që ndodhi më 30 Qershor. Dhe kjo u ka kushtuar shumë pasi shqiptarët mes thirrjeve për dhunë dhe gjak të Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe thirrjes për të shkuar në votime te qeta të SHBA, respektuan SHBA .

Duke bërë zgjedhjen e tyre shqiptarët kanë shkarkuar praktikisht nga detyra Ilir Metën si president, dhe kanë izoluar revolucionin e dytë antiamerikan të Sali Berishës në Shqipëri. Ndaj të dyve u duhet një gënjeshtër për të mos u dukur humbur.

E keqja është se për të gënjyer shqiptarët se janë me SHBA, kanë përdorur një figure të respektuar të SHBA për shqiptarët, gjë që mund t’iu prish më shumë punë se sa tu ndreq.

Berisha mund të prodhoj një “amerikë” të vogël në Tropojë që të qetësoj Presidentin, por nuk krijon dot asnjë centimetër “tropojanizmi” në politikën amerikane, për të krijuar mbështetje për revolucionin e tij. Ndaj I gjithë mundimi I Presidentit deri në Tropojë për tu takuar me sponsorët e Ramushit dhe Kongresmenin Engëll shpresoj t’ia ketë vlejtur, nëse ka qenë freskët në Tropojë dhe nëse Presidenti është qetësuar ndopak.

Por me ato që pashë çfarë kish shkruar rrugës, që sdi pse i del Spaçi në ëndërr, prap s’mu duk mirë.