Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pranuar kërkesen e studentëve duke anuluar nenin 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën shtesë për provimet e mbartura për studentët. “Që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët” tha ministrja Nikolla sot duke i dhënë zgjidhje kërkesës së studentëve.

Por pas këtij vendimi, ministrja Nikolla ka dalë sërish në një deklaratë për mediat.

Nikolla tha se kjo protestë vlejti për të ngjallur më shumë refleksion. Më tej ajo tregoi se ka marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që do ta miratojë me të dyja duart. Bëhet fjalë për kërkesat 2,3 dhe 4,, për të cilat këshillat studentorë kërkojnë të krijohet një grup pune me përfaqësues nga ministria, këshillat dhe universitetet.
Nikolla tha se është plotësisht dakord me këtë kërkesë duke theksuar se kjo është rruga e duhur për të përmirësuar shumëcka dhe të ndërtohet një dialog i shëndetshëm për të rritur transparencën.

“Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë.

Kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë.

Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera.

Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”.

3 KOMENTE

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here