Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla është shprehur e gatshme të takohet me studentët dhe se po pret që Këshillat Studentorë të sjellin përfaqësuesit.

Në një aktivitet në Parlament, ministrja Nikolla është pyetur për protestën e studentëve, të cilët janë çuar në një lëvizje të fuqishme në të gjithë vendin, ku tha se nuk mund të shkojë tek ata në shesh pasi kjo sipa saj nuk është etike.

“Jam e gatshme të takohem kudo me studentët, por nuk është etike që unë të shkoj në shesh tek ata”, ka deklaruar Nikolla.

“Protestë është legjitime dhe ka qenë katalizator që të hapim dialog për arsimin e lartë. Sa janë të përputhshme kurrikulat dhe shumë çështje të tjera. Jam e gatshme dhe ky moment shërbeu për një moment të ri reflektimi nga unë e para.

Studentët duhet të jenë njerëz që të dinë shumëçka që ndodh në Universitete.

S’kam asnjë problem të dal të takohem në fushë as në mal, por mendoj nuk është etike që të merresh vesh në atë mënyrë. Të vendosemi ne kushte të paqta dhe për të dëgjuar njëri tjetrin e për tu parë në sy.

Jam duke pritur që Këshillat Studentorë si të duan ata të sjellin përfaqësuesit e tyre dhe të diskutojmë shumëçka. Kjo nuk është tërheqje është adresim.

Të zgjedhin rrugën e tyre për te qëndruar ne sheshe dhe mejdenan por duhet të fillojmë dialogun.

Po vij nga inspektimi në disa godina. Ku do të shpenzohen 18 milion euro me kushte dhe standarde të mira.

Përveç ndihmës nga partnerëve dhe buxheti i i Qeverisë Shqiptare do krijohen kushte të mira dhe Shqipëri do të behet me ligj për rininë.

Kam bëre një tur me dëgjesa dhe do kërkojmë llogari sesa dhe si te gjithë aktorët kanë realizuar përgjegjësitë e tyre Arsimi cilësor mbetet sfidë dhe kemi shumë për të bërë, por feromra po jep frytet e saj.”, deklaroi Nikolla

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here