Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e shkaktuar në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë.

Në një deklaratë për median, Lleshaj tha se prezencën e policisë e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar, sipas tij, nga një grup i vogël studentësh.

“Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre.

Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve.

Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.

Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi.

Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve”- tha Lleshaj.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here