Avokati Spartak Ngjela ishte ditën e sotme në studion e 45 Minuta për të folur mbi krizën zgjedhore dhe zgjdhjen e saj, me gazetarin e Report Tv, Denis Minga.

Ai foli për vizitën që zëvendës Ndihmës Sekretari në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së Matthew Palmer do të bëjë në Tiranë më 9 Prill.

I pyetur mbi qëndrimin që Palmer do të mbajë ndaj liderëve në politikë në vend, Ngjela tha se ai do të jetë më i ashpër me Bashën dhe Metën për shkak se dalja nga parlamenti shihet si një përpjekje për destabiluzuar vendin.

“Ai do e konsiderojë këtë daljen nga parlamneti si një lëvizje për destabilizim të Shqipërisë, se kështu e do dhe Moska. Me Bashën dhe Metën ai do jetë më i ashpër.

Ndoshta me Metën do jetë pak më i rezervuar se ai gruan ka, të cilën nuk e ka fare në axhendë për ta takuar. Politika amerikane e ka thënë në disa burime që kjo lëvizje sjell destabilizim. Goditën edhe kryetaren e parlamentit.

E njëjta skemë është. Pse mos të hyjnë në parlament. Ai do të sjellë faktet. Ata thonë na lejojnë të bëjmë reformën në drejtësi. Nëse ai bën reformën në drejtësi bie korrupsioni”, u shpreh Ngjela.