Nje ngjarje e rende ka ndodhur pak ore me pare ne Spitalin e Bulqizës ku një 30-vjeçare ka rrezikuar jetën për shkak të komplikacioneve të shtatëzënisë dhe lindjes në kohë shume te heret te trinjakeve te saj. Per fat te keq foshnjat 24 javeshe nuk kane mundur te mbijetojne por fale nderhyrjes se urgjences kombetare ne kohe rekord, tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten, nena e tyre.

Fillimisht lajmi u be i ditur nga mediat se foshnjat kane humbur jeten per shkak te mungeses se mjekut gjinekolog ne Spitalin e Bulqizes por pak momente me pare ka reaguar Ministria e Arsimit e cila sqaron se:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në spitalin e Bulqizës, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Nëna me inicialet E.R. 31 vjeç është paraqitur në spitalin e Bulqizës në orën 12:00 të ditës së sotme. Nëna e re është asistuar për lindjen e trenjakëve me moshë barre të parakohëshme 24 javëshe.
31-vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës.
Për shkak të komplikacioneve, menjëherë është njoftuar ekipi i urgjencës kombëtare mjekësore dhe është nisur nga Tirana një ekip i specializuar nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me helikopterin e Urgjencës Kombëtare. Brenda 20 minutash, helikopteri me ekipin e specializuar nga Tirana ka mbërritur në spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializuar të maternitetit të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën.
Për shkak të moshës së vogël të barrës (24 javë është e papajtueshme me jetën), trenjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve.

Lexo.al 

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here