12 ditë kanë kaluar nga grabitja e bujshme e milionave në aeroportin e Rinasit.

Detaje të reja kanë dal në pah sot teksa dy persona janë ndaluar si të dyshuar se kanë marrë pjesë në modifikimin e furgonit me të cilët grabitësit kryen grabitjen.

Kujtojmë se ai shkruante mbi të “Hetim Tatimor” dhe mendohet të ketë qenë një prej lehtësive për grabitësit.

Veç Admir Murataj që mbeti i vdekur nga përplasja me armë në momentin e arratisjes, një tjetër emër prej kohësh po qarkullon në media dhe duket se janë një sërë faktesh që drejtojnë hetimet mbi të.

Bëhet fjalë për Klement Çalën që prej 2013 është i shpallur në kërkim. Njëjtë si Admir Murataj, bashkëpunëtor prej vitesh në grabitje, Çala është i akuzuar për një sërë vjedhjesh veçanërisht atë të Rinasit të parë.
Po njëjtë si Murataj, Çala është arratisur nga burgu grek dhe që prej atij momenti është i shpallur në kërkim.

Interesant është fakti se servisi I cili është modifikuar furgoni ka qenë në pronësi të tij, ndonëse i dhënë muajt e fundit me qira.

Ndonëse arrestimi i tij duket i vështirë për shkak se nuk është bërë gjithë këto vite, hetimet çdo ditë e më shumë po vërtiten rreth tij dhe duket se Klement Çala, nëse ka qënë pjesëmarrës në grabitje do të dalë para drejtësisë. (Alpenews.al)