Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton të gjithë studiuesit, se ka përfunduar tërësisht procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve që kanë qënë sekret deri më sot, për të cilin kanë punuar gjatë vitit të kaluar një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit. Prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993 ,nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos.

Por duke qene se perfshijne dhe periudhen e viteve te para te themelimit te PD dhe ardhjes se saj ne p[ushtet, pritet te dalin nga arkivat dhe dokumentet se kush e themeloi PD dhe si erdhi Berisha ne krye te saj dhe te shtetit. Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore. Proçedura e deklasifikimit e ndjekur me rigorozitet siguron që dokumentet që kishin mbetur të deklasifikuara prej kohësh pa asnjë arsye reale, por vetëm sepse nuk ishte ndjekur proçedura e nevojshme burokratike, do të jenë të aksesueshme për të gjithë studiuesit e vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron studiuesit se do të gjejnë një shërbim të shpejtë e cilësor në sallën e re të studimit në AQSH.